Trajneri i Chelseat, Frank Lampard pranon se Olivier Giroud mund të bashkohet me Interin këtë muaj, pasi u raportua se sulmuesi ka marrëveshje me italianët.
Giroud është lidhur me Interin tash e disa javë, duke pasur parasysh që trajneri Antonio Conte është i etur për më shumë sulmues për të lehtësuar presionin ndaj Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.
Francezi besohet se dëshiron të largohet nga Chelsea ndërsa kërkon të sigurojë më shumë ndeshje të luajtura, për të fituar një vend te Franca për Euro 2020.
“Me Olivier situata është e tillë, nëse është e përshtatshme për të gjithë atëherë do të shikojmë nëse ai mund të largohet nga klubi”, ka thënë fillimisht Lampard në një konferencë për shtyp.
“Ai ka qenë një profesionist i shkëlqyer këtu, i cili ka vazhduar të stërvitet profesionalisht pa shumë mundësi”.
“Por, unë ende duhet të marr një vendim për skuadrën, dhe asgjë nuk është bërë ende”.
Besohet se Blutë po kërkojnë midis 8-10 milionë euro për 33-vjeçarin, por ikona e klubit thotë se asgjë nuk është zgjidhur me Nerazzurrët.
“Të gjithë flasin për këtë, kështu që unë nuk do të flas rreth e rrotull. Mendoj se agjenti i tij ka folur me klubin, por derisa të mos ketë bërë asgjë ai është një lojtar i Chelseat”, përfundoi trajneri i Bluve.
Sky Sport Italia raportoi më herët se Giroud kishte rënë dakord me kushtet e tij personale për një kontratë dy vjeç e gjysmë me Interin. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...