Trajneri i Chelseat, Frank Lampard mbrojti mesfushorin Enzo Fernandez kundër kritikave të martën dhe e mbështeti atë të jetë “e ardhmja” e klubit.
Chelsea shpenzoi 107 milionë funte për të sjellë Fernandez në “Stamford Bridge” nga Benfica në janar.
Por lëvizja e deritanishme nuk ka shkuar sipas planeve.
Edhe pse Fernandez ka ofruar momente të shkëlqyera dhe mund të përmbushë fare mirë potencialin e tij, vendimi për të paguar ekstra për ta marrë atë menjëherë ka dështuar, me Blutë janë jashtë Champions League dhe në vendin e 11-të në Premier League.
Lampard, megjithatë beson në fituesin e Kupës së Botës dhe e sheh atë si një superyll në zhvillim.
“Ai është një talent fantastik. Për një lojtar të ri të arrijë atë që ka arritur në këtë vit futbolli është e mahnitshme. Është një moment i vështirë për të ardhur në klub, por është një sfidë që do ta bëjë atë më të mirë. Ai është e ardhmja e Chelseat”, u tha Lampard gazetarëve.
Chelsea është në aksion kundër Brentford të mërkurën dhe do të përpiqet të ndërpresë një seri humbjesh prej katër ndeshjesh./Arbresh.info/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli