Lampard e vendos Dembelen në krye të listës së blerjeve të verës

17:35 | 21 Mars 2020
Arditë Shkodra

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka vendosur sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele në krye të listës së tij të blerjeve në afatin kalimtar veror.

Sipas mediumit The Evening Standard, Chelsea pritet të forcojë sulmin gjatë verës dhe e ka identifikuar Dembelen si njeriun që do të plotësojë një pjesë të barrës sulmuese.

Dembele është shënjestra e preferuar e Bluve para sulmuesi gjerman të RB Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi francez shihet si një zëvendësues për Giroud dhe Batshuayi, ndërsa 23-vjeçari do të sigurojë konkurrencën të fortë edhe me Abraham për një vend titullari.

Por, Dembele nuk do të vijë lehtë dhe lirë pasi ai është nën kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 dhe Blutë duhet të paguajnë shumë për të.

Dembele ka 22 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën nga Ligue 1 këtë sezon dhe Lyon ka besim se do të shmangë qasjet e ekipeve në verë.

Të ngjashme