Lampard do të shkarkohet, nëse Chelsea sot humb kundër Leicester

13:44 | 19 Janar 2021
Arbresh.info

Frank Lampard pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseas.

Mediat britanike shkruajnë se largimi i Lampard wshtw i sigurt nwse tw kaltrit e Londrës sot pësojnë disfatë kundër Leicester City.

Skuadra e Lampardit ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe Leicester mund ta shfrytëzojnë formën e dobët të klubit londinez për të arritur fitore. Presioni ndaj Lampardit është rritur dukshëm në javët e fundit dhe ai është në rrezik ta humbë punën, nëse gjërat nuk ndryshojnë duke nisur nga sonte.

Pas 18 ndeshjesh, Chelsea është në vendin e 7-të në renditjen e Premier Leagues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme