Moussa Dembele vazhdon të jetë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe në Ligue 1.
Ylli i Olympique Lyon ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Një nga këto skuadra është ajo e Chelsea.
Dembele tash e sa kohë po lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea, dhe lidhur me këtë çështje së fundmi ka folur edhe trajneri i ‘Bluve’, Frank Lampard.
Lampard është shprehur se skuadra e tij akoma nuk ka bërë ndonjë hap konkret për kartonin e lojtarit.
“Këto histori nuk janë të vërteta” ishte përgjigja e Lampard, kur u pyet për Moussa Dembele.
Një nga emrat tjerë që po përmendet si opsion për t’u transferuar në ‘Stamford Bridge’ është edhe ai i Edinson Cavani.
Problemet me sulmin kanë bërë që Chelsea të fokusohet për transferimin e një sulmuesi gjatë kësaj merkatoje.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...