Frank Lampard do të jetë më i ashpër se kurrë në Tammy Abraham pasi sulmuesi i Chelseat shënoi një het-trik në fitoren 5-2 ndaj Wolves të shtunën.
Abraham është golashënuesi më i mirë në Premierligë, duke shënuar tre herë në ‘Molineux’, pas dy golave kundër Norwich City dhe Sheffield United duke e çuar në 7 numrin e golave të shënuar këtë edicion.
21-vjeçari, i cili ishte i huazuar te Bristol City, Swansea City dhe Aston Villa në tre vitet e kaluara, tha pas ndeshjes se shpreson ta bëjë 2019/20-ten si “sezonin tim”, përcjell lajmi.net.
“Ndjeva se duke ditur aftësitë e tij dhe duke e parë atë në Championship ku kaloi dy sezone të shkëlqyera dhe në Premierligë, ndjeva se ishte më shumë se koha që ai të kishte mundësinë e tij”, tha trajneri i Chelseat Lampard për Abraham.
“Ai duhej ta tregonte atë në para-sezon dhe në fillim të sezonit, kështu që ai filloi te Manchester United”.
“Unë kam konkurrencë në atë pozicion. Unë definitivisht nuk dua të flas rreth Giroud dhe Batshuayi sepse ne kemi nevojë për ta gjithashtu dhe Batshuayi dukej i mprehtë kur ai hyri dhe Oli gjithmonë jep diçka të një niveli të lartë, kështu që varet nga Tammy për ta treguar atë”.
”Tashmë do të jem me i ashpër me Abraham, do t’i kërkojë gjëra të reja”, tha ish-mesfushori anglez. /Lajmi.net/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!