Lamine Yamal padyshim është një nga lojtarët me të mirë të këtij sezoni në skuadrën e Barcelonës.
Yamal është vetëm 16-vjeçar dhe ka bërë performanca të jashtëzakonshme duke treguar se ka një të ardhme të ndritshme, shkruan Arbresh.info.
Vetëm këto javët e fundit ai theu shumë rekorde si me katalanasit ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.
Ai u bë lojtari më i ri që është paraqitur në histori të Barcelonës.
Lojtari më i ri që shënoi gol në historinë e Barcelonës.
Lojtari më i ri që luajti dhe shënoi gol në historinë e kombëtares së Spanjës.
Po ashtu ai është lojtari më i ri që shënoi gol në historinë e La Ligas.
Ndërsa Yamal ka lënë gjurmë edhe në kompeticionin më të fortë në nivel klubesh në Uefa Champions League, ku është bërë lojtari më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që ka luajtur ndonjëherë.
View this post on Instagram
Padyshim spanjolli 16-vjeçar është zbulim i jashtëzakonshëm nga trajneri i Barcelonës, Xavi.
Lamine ka mbushur 16 vjet, me 13 korrik të këtij viti./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...