Lamine Yamal pritet të jetë risia e madhe e listës e Luis de la Fuente, për ndeshjet e shatorit te Kombëtarja e Spanjës, sipas Marcas.
Spanja do të përballet me Gjeorgjinë më tetë shtator në Tbilisi dhe me Qipron në Granada më 12, transmeton Arbresh.info.
Dy ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimin në Euro 2024 në një grup që Skocia dominon me fitore të plota në katër ndeshje.
Francis Hernandez dhe Vicente Blanco, Tito kanë udhëtuar drejt Barcelonës për t’u takuar me lojtarin e Barcelonës dhe familjen e tij për të shpjeguar planin e federatës.
Lamine tashmë ka luajtur për disa grupmosha te kombëtarja duke përfhsirë U15, U16, U17.
Nëse luan ai do të bëhet debutuesi më i ri i kombëtares, duke e marrë këtë epitet nga Gavi i cili debutoi në moshën 17 vjeçare e 62 ditë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...