Lamine Yamal është padyshim talenti më i madh në botë dhe një nga lojtarët më të kërkuar.
Në shkurt të këtij viti, Lamine Yamal nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me markën e veshjeve sportive Adidas.
Marrëveshja i lejon Yamal të veshë këpucët sportive nga linja ‘X Crazyfast’ të kompanisë së famshme të veshmbathjeve.
Tani është zbuluar se Yamal do të fitojë 3.2 milionë euro në vit nga kjo marrëveshje.
Këtë javë, Lamine postoi disa foto duke promovuar Adidas në Instagram dhe postimi tashmë ka mbledhur më shumë se 1.4 milionë pëlqime.
Ndërkohë, Lamine aktualisht fiton 1.6 milionë euro në vit te Barcelona, por kjo është vetëm paga bruto pasi në neto ai nuk arrin më shumë se 1 milionë euro në vit.
Kështu, Adidas aktualisht e paguan Lamine më shumë se dyfishin e asaj që ai merr çdo muaj në Barca.
Megjithatë, raporte të shumta sugjerojnë se Barcelona tashmë është duke punuar për një kontratë të re për Lamine Yamal, ku pritet ta bëjë adoloshentin ndër më të paguarin në klub. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...