Mesfushori anglez, Adam Lallana ka humbur vendin në formacionin bazë të Liverpoolit.
Lallana ishte një titullar i padiskutueshëm dy vite më parë tek The Reds, por lëndimet e mbajtën për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Edhe pse është rikthyer tani nga lëndimet, mesfushori anglez nuk po luan rregullisht.
Ish-mesfushori i Southampton mund ta vazhdoj karrierën e tij në kampionatin turk.
Janë dy skuadrat e mëdha nga Stambolli, Fenerbahce dhe Galatasaray që kanë shprehur interesim për anglezin.
30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje me fanellën e Liverpoolit, kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë.
Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2020, ndërsa ai mund të largohet nga klubi për një shumë rreth 10 milionë euro.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...