Los Angeles Lakers ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Indiana Pacers me rezultat 150-145, në NBA.
Çereku i dytë dhe i tretë ishin fatal për Indianën, ku Lakers krijuan epërsinë dhe arritën të mbanin deri në fund, shkruan Arbresh.info.
Anthony Davis ishte masiv me 36 pikë, 16 kërcime dhe tri asistime.
Teksa lojë të mirë bënë edhe LeBron James me 26 pikë, 10 asistime e pesë kërcime, po aq pikë shtoi edhe Dinëiddie.
Kurse për mysafirët nga Indiana, Paskal Siakam pati paraqitje fenomenale me 36 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Mirëpo të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Pas 71 ndeshjeve, Lakers ka rekord prej 39 fitore e 32 humbjeve dhe ndodhet në vendin e nëntë, në konferencën perëndimore.
Kurse Indiana është në pozitën e gjashtë në konferencën e lindjes, me 40 fitore e 32 pas 72 ndeshjeve.
Kujtojmë se gjashtë skuadrat e para nga dy konferencat kualifikoheen direkt për në Play-Off, kurse nga pozita e shtatë deri në të 10-tën kualifikimin e kërkojnë përmes Play-IN.
Kampioni i rregullt i NBA ka gjithsej 82 ndeshje./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...