Lakers triumfojnë me shumë mund ndaj Magic, fitore merr edhe Blazer – rezultatet e takimeve në NBA

08:27 | 29 Mars 2021
A. B.

Ka përfunduar edhe një xhiro tjetër në NBA, me disa nga skuadrat që duhej të djersiteshin më shumë për të marrë fitoren.

Në mëngjesin e së hënës (sipas kohës tonë lokale) u zhvilluan tre përballje, të cilët dhuruan spektakël.

Los Angles Lakers kanë fituar më shumë mund ndaj Orlando Magic me vetëm tre pikë dallim, 96-93.

Fitore në këtë rreth mori edhe Portland Trail Blazers në udhëtim te Toronto Raptors me rezultat 122-117.

Një triufm më bindës e kishte Denver Nuggets ndaj Atlanta Hawks me rezultat 126-102. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme