Lakers shënon fitoren e tretë me radhë në NBA, mposht Utah Jazz

08:16 | 15 Shkurt 2024
D.H

Lakers ka arritur një tjetër fitore të madhe në NBA, ka mposhtur Utah Jazz me rezultat 138-122.

Ekipa e Lakers ka bërë super ndeshje në çerekët një dhe tre për të arritur fitore në këtë derbi, shkruan Arbresh.info.

Falë një super ndeshje të Anthony Davis me 37 pikë e 15 kërcime dhe Hachimurës me 36 pikë, mysafirët ia arritën mjaft mirë.

Teksa shkëlqeu edhe Reaves që realizoi 22 pikë katër kërcime e shtatë asistime.

Pas kësaj fitore Lakers është në vendin e nëntë me 30 fitore e 26 humbje, kurse Utahh Jazz ka 26 fitore e 29 humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme