Gjatë mëngjesit të sotëm (e premte) janë zhvilluar pesë ndeshje shumë interesante në NBA, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.
Los Angeles Lakers nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve pasi janë mposhtur nga San Antonio Spurs me rezultat 118:109 në një ndeshje shumë të luftuar.
LaMarcus Aldridge ishte më i dalluari te Spurs me 28 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Lakers u dallua LeBron James me 27 pikë e 12 asistime.
Ndeshje tjetër shumë interesante ishte ajo në mes të Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks ku fitore shënuan mysafirët pas vazhdimeve me rezultat 124:117, pasi loja e rregullt u mbyll 109:109.
Luka Doncic ishte ylli i Dallasit me 38 pikë, nëntë kërcime dhe 13 asistime, ndërsa te Nuggets u dallua Nikola Jokic 38 pikë e 11 kërcime.
Ndeshja e ngushtë dhe interesante u zhvillua edhe në mes të Memphis Grizzlies dhe Cleveland Cavaliers, ku fitore shënuan mysafirët me rezultat 94:90.
Andre Drummond ishte më i dalluari te Cavaliers me 22 pikë e 15 kërcime, ndërsa te Grizzlies u dallua Jonas Valanciunas me 17 pikë e 10 kërcime.
Portland Trail Blazers ishte i pamëshirshëm ndaj Minnesota Timberwolves duke i mposhtur me rezultat të thellë 135:117
Damian Lillard ishte më i dalluari te Portland me 39 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, ndërsa te ‘Ujqit’ u dallua Anthony Edwards me 26 pikë e katër kërcime.
Brooklyn Nets triumfoi në shtëpi ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 122:109, ndërsa më i dalluari te Nets ishte Joe Harris me 28 pikë e 6 kërcime.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...