Lakers gjejnë fitoren e parë, por Doncic shkëlqen

09:20 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Lakers me Lebron James dhe Anthony Davis shkëlqejnë në fitoren ndaj Dallas.

Trajneri Frank Vogel në krye me Luka Doncic, nuk arritën që ta shijojnë fitoren në ditën e Krishtlindjeve.

Përkundër faktit që kjo ndeshje solli duelin midis Lebron dhe Doncic, asnjëri nuk zhvilloi një ndeshje që do të mbahet gjatë.

Por prapë se prapë shkëlqimi i tyre u pa, pasi që ishin lojtarët e vetëm që zhvilluan më shumë se 30+ minuta në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Anthony Davis (28 pikë) mori titujt e gazetave duke qenë lojtari me më së shumti pikë në ndeshje.

Është e dukshme që Dallas i nevojitet një lojtar i ri në skuadër dhe kanë kohë deri në fund të janarit që të transferojnë dikë.

Lakers do të udhëtojnë drejt Minnesotas për t’u përballur me Timberwolves, ndërsa Mavericks do të kërkojnë fitoren e parë në shtëpi ndaj Clippers./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme