Gjeorgjia dhe Ukraina kanë ndarë pikët në ndeshjet e raundit të pestë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që realizuan të parët në Batumi me një autogol të mbrojtësit gjeorgjian, Kvirkvelis.
Më pas vendasit u hodhën në sulm por pjesa e parë përfundoi me atë rezultat.
Gjeorgjia s’i ndali sulmet deri në golin e barazimit kur e arriti në minutën e 76-të, me anë të Mikautadze.
Deri në fund Ukraina pati dy super raste, por portieri Mamavardashvilli ishte heroi gjeorgjian.
Ky barazim i shkon në favor Shqipërisë e cila pret Cekinë në “Air Albania”, sonte.
Gjeorgjia dhe Cekia prijnë në tabelën e grupit 1 me nga shtatë pikë, Shqipëria është e treta më një pak dhe Ukraina e fundit me pesë sosh./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...