Lajmi i mirë: Eriksen në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën

00:18 | 13 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen. Mesfushori i Interit ra në fushë pa ndjenja në minutën e 41-të të sfidës së vlefshme të grupit B për Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës dhe sipas informacione të fundit është në gjëndje shumë të rëndë dhe po lufton me jetën.

Pas ndihmës së parë në fushë ku mjekëve ju desh të përdornin edhe defibrilatorin për t’i bërë masazh kardiak, arbitri anglez Taylor ndërpreu ndeshjen ndërkohë që Eriksen u dërgua me urgjencë në spital. Në orët e ardhshme priten të tjera informacione mbi gjëndjen e mesfushorit të Interit.

Për momentin futbolli është ndalur dhe të gjithë po luten për jetën e Christian Eriksen. Në fushë zbriti edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e dëshpëruar e cila u ngushëllua nga kapiteni Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel. Një foto gjithsesi ka qetësuar familjarët, të gjithë danezët, tifozët e Interit dhe të gjithë sportdashësit pasi në momentin që Eriksen është dërguar me barrelë në spital i ka patur sytë hapur dhe ka qenë i ndërgjegjshëm.

Sipas BeinSport gjëndja e Eriksen është stabël teksa futbollisti është transferuar në një spital në Copenhagen. Agjenti i tij ka zbuluar për mediat se lojtari është vetëdijshëm dhe flet. Urojmë që Zoti të bëjë një mrekulli dhe Eriksen t’ia hedhi me kaq dhe të rikthehet më i fortë se kurrë, ndërkohë që të gjitha këto të bëjnë të mendosh që futbollisti është jashtë rrezikut për jetën./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme