Skënderbeu dhe Latifi do të ndahen pas ndeshjeve me Dinamon e Zagrebit dhe në klub e kanë bërë me dije se marrëveshja për shitjen e mesfushorit është arritur prej kohësh.
Edhe vetë lojtari e pat pranuar diçka të tillë, por ka refuzuar të zbulojë emrin e ekipit të ri. Tashmë gjithçka ka dalë në dritë, teksa ditën e djeshme ai nuk ka qenë nën urdhrat e trajnerit Daja.
Sipas asaj që raporton shtypi i shkruar sportiv, Latifi sezonin e ardhshëm do të luajë në Hungari, ku do të bashkohen me Pushkash Akademi shkruan “Panorama Sport”, klub i ngjitur në elitën e futbollit hungarez së fundmi.
Për kartonin e mesfushorit nga Prishtina janë paguar 1 milionë euro, një shumë e konsiderueshme, që i jep frymëmarrje korçarëve nga ana financiare.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor