FFK-ja ka njoftuar se ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës që ishte paraparë të zhvillohej me 27 shtator është shtyrë.
Shkaku i shtyrjes është që skuadra e Dritës ende është pjesëmarrëse në Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Përballja e ‘zjarrtë’ do zhvillohet në një datë tjetër të cilin do e caktojë Komisioni i Garave.
“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila në bazë të orarit të mëparshëm ishte paraparë të zhvillohej të dielën, më 27 shtator, në orën 13:30. Një vendim të tillë KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar, duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane. Kësisoj, ndeshja Prishtina – Drita do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet me kohë nga Komisioni i Garave”, shkruhej në njoftim./arbresh.info.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...