Lajmi i fundit: Lojtari i Dritës me koronavirus

17:59 | 20 Maj 2020
Arbresh Info

Drita sot (e mërkurë) ka njoftuar se një futbollist ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus.

Drita përmes një komunikate ka bërë të ditur se njëri nga lojtarët ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Lojtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është izoluar në shtëpi, ndërsa më herët nuk ka shfaqur simptoma.

Drita ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK, që të testohen çdo lojtarë, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/1114523662265464/?type=3&theater

Sot është pritur që klubit ti bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet qdo futbollisti dhe qdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundertën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në qdo rrethanë”, ishte shënuar në kominukatën e klubit gjilanas./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme