Google ADS

Lajmi i fundit: Gjilani konfirmon dy raste me koronavirus në skuadër

18:42 | 12 Gusht 2020
Arbresh Info

Skuadra e SC Gjilanit ka informuar dy raste me koronavirus në skuadër.

Gjilani e cila siguroi daljen në Evropë ka ritestuar lojtarët, ndërsa një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik ka rezultuar pozitiv, shkruan portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.

Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.

Sport Club “Gjilani” falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”, ishte shkruar në njoftim./arbresh.info.

https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.150202708899087/698613187391367/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme