Lajmi i fundit: FFK-ja e konfirmon, Muriqi mungon në tri ndeshjet e radhës

15:03 | 6 Tetor 2020
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar se sulmuesi Vedat Muriqi, do mungojë në tri ndeshjet e radhës.

Muriqi u grumbullua me “Dardanët” për ndeshjen e tetorit, mirëpo në testet e fundit u kuptua që lojtari nuk ka gjasa për asnjë ndeshje, shkruan portali arbresh.info.

Lazio gjithashtu e ka lejuar Muriqi-n të largohet për këto tri sfida, mirëpo testet e fundit kanë bërë të ditur që gjendja fizike nuk e lejon të jetë pranë bashkëlojtarëve.

Kjo do jetë mungesë e madhe për Kosovën, që kërkon vetëm fitore në udhëtim të Maqedonia e Veriut.

Pas Maqedonisë, Kosova do përballet me Slloveninë dhe Greqinë./arbresh.info.

Të ngjashme