FC Feronikeli ka përforcuar radhët me brazilianin Marclei Cesar Chaves Santos.
Lojtari sonte (e mërkurë) ka firmosur me klubin nga Drenasi dhe është i gatshëm për objektivat e klubit, shkruan portali arbresh.info.
Marclei luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe ambicia e klubit është titulli dhe pjesëmarrja në garat evropiane.
Braziliani për faqen zyrtare të Feronikelit ka thënë se është i lumtur me transferimin dhe menjëherë e ka ndjerë mikpritjen e ekipit.
“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen dhe jam pjesë e FC Feronikelit, futja në kabinetin e trofeve dha përshtypje të mëdha për këtë klub që viteve të fundit ka fituar gjithçka, ambicja ime dhe e klubit padyshim që është pozita e parë, të cilën shpresoj ta arrijmë së bashku. Unë nuk do të kursehem”, theksoi ai.
Marclei është braziliani i dytë në skuadër, ngase në skuadrën e Feronikelit është edhe Jean Carioca da Silva./arbresh.info.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...