Feronikeli ka konfirmuar rikthimin e mesfushorit Argjend Bardhi.
Bardhi sezonin e kaluar e kaloi me Drenicën, ndërsa është rikthyer te skuadra nga Drenasi, shkruan portali arbresh.info.
Lojtari për faqen e klubit ka thënë se do bëjë më të mirën për t’i arritur objektivat e klubit.
“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arritim objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse Feronikeli do vazhdojë me transferime të tjera për edicionin 2020/21./arbresh.info.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...