Atalanta dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë marrë një lajm të keq nga Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi kuqezi u lëndua në sfidën ndaj Torinos, ku luajti më pak se 20 minuta, shkruan Arbresh.info.
Ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi, në vend të tij u inkuadrua Bakker, në minutën e 18-të.
Gjimshiti u mundua të vazhdoj ndeshjen por pas bisedës me stafin teknik dhe mjekët e skuadrës, u vendos që të zëvendësohej, për të mos rrezikuar.
Nga pamjet e para duket se është një problem muskulor, por në ditët në vijim do të mësohet më shumë për gjendjen e mbrojtësit të Atalantës dhe të kombëtares shqiptare./Arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...