Google ADS

Lajm jo i mirë për Milan-in, Donnarumma dhe Hauge humbasin dy ndeshjet e radhës

11:56 | 27 Tetor 2020
Arbresh Info

AC Milan-i do jetë pa portierin Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge për së paku dy ndeshjet e radhës ndaj Sparta Prague dhe Udinese.

Dyshja që rezultuan pozitiv me koronavirus më shumë mundësi do e humbasin udhëtimin të Udinese të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Mungesa në sfidën ndaj Udinese nënkupton që do humbasin gjithashtu derbin ndaj Sparta Prague në Evropa Ligë.

Donnarumma dhe Hauge duhet të bëjnë sërish testimet dhe të rezultojnë negativ para se t’i kthehen stërvitjeve.

Portieri pritet të jetë mungesa kryesore, meqenëse dje pranoi tre gola ndaj Romës.

Derisa, Donnarumma ka mbajtur tri herë portën e paprekur në katër ndeshje në Seria A./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme