Google ADS

Lajm i zi për sportin kosovar, ndërron jetë ish-futbollisti prizrenas

22:06 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sport kosovar është në zi pasi që ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Hamid Shishko ka ndërruar jetë, raporton arbresh.info.

Ai u nda nga jetë të mërkurën derisa sot është varrosur me nderime të larta.

“Ndërron jetë veterani prizrenas Hamid Shishko

Më 6 dhjetor në moshën 73 vjeçare ndërroi jetë Hamid Shishko, ish futbollist i Lirisë në vitet 1964-74.

I ndjeri me nderime e në prani të shumë miqve, ish veteranëve të sportit dhe atyre aktual, u varros sot (7.12.2017) në varrezat e qytetit në Prizren.

I ndjeri do të kujtohet si një ish-futbollist, që ka lënë gjurmë në futbollin prizrenas dhe ate kosovar, në fund vitet 60-ta dhe fillimin e viteve 70-ta , si futbollist i Lirisë”, shkruhet në njoftimin e Lirisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme