Nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares, i cili prej pak kohësh po luftonte me virusin famëkeq.
Ai ndodhej i intubuar prej disa ditës.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info
“Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.”, shkroi Duka në postimin e tij. /arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës