Kombëtarja e Kroacisë është duke zhvilluar një super kampionat botëror, në Rusi aty ku po mbahet.
Skuadra kroate e udhëhequr nga yjet si Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç, kanë arritur deri në gjysmëfinale, të këtij botërori, në të cilën do të takohen me Anglinë.
Kroacia në çerekfinale mposhti Rusinë, pas ekzekutimit të penalltive (3-4), pasi që koha prej 120 minutave nuk iu mjaftoi, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1.
Dy ditë para ndeshjes kombi kroat dhe trajneri i kombëtares, Zltako Daliç, kanë marrë një lajm jo të mirë, pasi që ylli i mbrojtjes, Sime Vrsjalko, do të mungojë ndaj tre luanëve.
Sipas “Marca” mbrojtësi i Atletico Madridit nuk ka arritur të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për sfidën, që ndoshta mund të jetë sfida e karrierës së tij dhe për gjithë Kroacinë.
Vrsjalko pësoi lëndim në vazhdime ndaj Rusisë dhe vendin e tij pritet të mbulojë, Damogoj Vida. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...