Kontrata e trajnerit të Bayern Munich, Hansi Flick, përfundon në qershor të vitit 2023.
Por duket se e ardhmja e trajnerit gjerman është në dyshim. Në verë mund të ketë edhe një largim të papritur nga kampionët e Gjermanisë. Flick erdhi në krye të skuadrës në nëntor të vitit 2019. Në sezonin e tij të parë me Bayern ai fitoi kampionatin, Kupën e Gjermanisë, Champions League, Superkupën e Europës dhe atë të Gjermanisë. Edhe pse shumë pak mund ta mendojnë largimin e tij nga bavarezët, arsyet pse 55- vjeçari mund t’i jepte fund aventurës së tij në Munich ekzistojnë.
LARGIMI I RUMMENNIGE-s
Në fund të këtij viti, Karl Haeinz Rummennige nuk do të jetë më “CEO” i klubit bavarez. Pa njeriun e madh, Flick do të ishte në mes katër rrugëve pasi ishte pikërisht ai (Rummennige) që i dha një mundësi Flick për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Niko Kovaç. Nuk dihen ende planet e Oliver Kahn me trajnerin Hansi Flick pasi të zërë vendin e Rumeniges. Edhe pse tekniku aktual dhe ish-kapiteni i Bayernit kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
MOSMARRËVESHJET ME SALIHAMIDZIC
Marrëdhënia mes Salihamidzic dhe Flick nuk është ajo më e mira. Gjithçka nisi në janarin e kaluar kur trajneri u shpreh publikisht se kërkonte përforcime në merkato. Salihamixhiç e mohoi këtë gjë duke thënë se nuk kishte pasur asnjë kërkesë nga Flick. Që prej asaj kohe marrëdhënia e tyre ka qenë e ftohtë jashtë kamerave. Por Kahn dhe Salihamidzic kanë një lidhje të shkëlqyer mes njëri-tjetrit dhe ai që mund ta pësojë në fund është Flick i cili nuk ka mbështetjen e askujt.
DFB E DO NË VEND TË LOEW
Europiani mund të jetë turneu u fundit për trajnerin Joakim Loew me Gjermaninë. Çfarë do të ndodhë më pas? Me Jürgen Klopp që nuk lëviz nga Liverpooli dhe Thomas Tuchel te Chlesea, alternativat janë të pakta. Julian Naggelsman dhe Hansi Flick. Naggelsman shihet me skepticizëm pasi ka shumë pak eksperiencë dhe nuk ka fituar ende asgjë të rëndësishme në karrierën e tij. Ndryshe nga Hansi Flick që në një sezon ka fituar gjithçka. Për Flick nuk kanë rëndësi kontratat dhe paratë, por sfidat për të fituar kudo që drejton. Misioni për ta ringritur Gjermaninë mund ta joshë për të nisur një aventurë të re me kombëtaren, këtë herë jo si menaxher po si trajneri i parë. Gjithsesi, për të parë se si do të shkojnë gjërat, do të na duhet të presim deri në fund të sezonit.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës