Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është fans i madh i mesfushorit, Grankit Xhaka.
Arteta të premten u bë pasuesi i Unai Emery, derisa karrierën si futbollist e përfundoi në vitin 2016 te “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Në verë të vitit 2016, Xhaka iu bashkua Arsenalit, mirëpo Arteta u bë asistent i Pep Guardioles dhe ishte i impresionuar nga kosovari.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet tekniku spanjoll, i cili ka thënë se është munduar që lojtarin ta transferojë te kampioni i Anglisë.
“Kur u transferova nga Arsenali në City për të filluar punën si trajner, isha duke kërkuar në atë pozicion dhe ai ishte njëri nga lojtarët në listën time. Kaq shumë e pëlqej. Isha i lumtur kur u transferua në Arsenali sepse besoja që do bëhet lojtar i mirë”
“Ka bërë gjëra të mirë, mirëpo ka ngecur në situatë të vështirë. Mendoj se fansat kanë filluar ta kuptojnë. Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”
Ndërsa i pyetur për të ardhmen e këtij të fundit, Arteta u shpreh se kosovari do qëndrojë pasi është i rëndësishëm në skuadër.
“I kam treguar se sa e pëlqej dhe çfarë pres nga ai. Sa i rëndësishëm është për skuadrën. Jam këtu për të ndihmuar, dua ti tregojë se jemi pas tij. Jo vetëm unë, por i tërë klubi”
Ndeshja e parë për Artetan do të jetë kundër Bournemouth./arbresh.info.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...