Google ADS

Lajm i mirë për tifozët e Barcelonës, klauzola e cila lejonte Messi-n të largohet ka skaduar

16:35 | 1 Qershor 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk mund të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë dhe ky lajm i ka gëzuar mbështetësit.

Sipas ESPN, klauzola e cila lejonte argjentinasin të largohej si lojtar i lirë ka skaduar, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi do mbetet te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk dihet nëse do e rinovojë kontratën, kontratë e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Manchester City dhe Inter ishin dy skuadrat të interesuara për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por vet lojtari kishte pranuar se nuk largohet.

Fokusimi momental i Messi-t është që këtë sezon të fitojnë La Liga, trofe për të cilin janë duke garuar me Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme