Ukraina dhe Çekia kanë mbyllur baras me rezultat 1-1 sfidën e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ky rezultat i shkon në favor Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, dy kombëtare që ndodhen në këtë grup dhe ndeshjen mes tyre e kanë zhvilluar më herët, me kuqezinjtë që arkëtuan tri pikë në Tbilisi, shkruan Arbresh.info.
Çekia nisi këtë ndeshje më mirë duke shënuar në minutën e 15-të, me anë të Cerv.
Një tjetër gol çekët e shënuan në fundin e pjesës së parë mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje.
Kurse, në pjesën e dytë Artem Dovbyk barazoi nga penalltia për 1-1 dhe deri në fund gola nuk pati.
Pas përfundimit të ndeshjve të xhiros së katërt në grupin 1 të Ligës B të Kombeve, prinë Çekia me shtatë pikë një më shumë se Gjeorgjia dhe Shqipëria, kurse Ukraina është ëe fundit me katër sossh.
Lideri i grupit ndeshjen e radhës e luan në “Air Albania” ndaj Shqipërisë ku do të jetë vendimtare për kuqezinjtë nëse e duan vendin e parë në tabelë.
Ndërsa, Ukraina përballet me Gjeorgjinë, deri në fund kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...