Real Madridi ka pasur nevojë të dëshpëruar për lajme të mira javëve të fundit, dhe pas rikthimit të Rodrygo Goes dhe Aurelien Tchouamenit në aksion, Vinicius Junior dhe David Alaba bënë një hap të rëndësishëm në rikuperimin e tyre.
Sipas Diario Sport, të dy lojtarë morën pjesë në një seksion të seancës stërvitore në grup sot (e premte) në mëngjes, një përparim në rikuperimet e tyre përkatëse.
10 ditë më pak se një vit i plotë që nga dëmtimi i meniskut dhe ligamentit krucial, Alaba është përfshirë me pjesën tjetër të grupit, teksa po shkon drejt rikthimit në aksion.
Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e pushimit dhe seriozitetin e dëmtimit, nuk do të ishte befasi nëse Alaba nuk do të kthehej deri në vitin 2025.
Vinicius Jr nga ana tjetër duhet të kthehet javën e ardhshme sipas të gjitha gjasave.
Ai fillimisht u përjashtua për tre javë pas ndeshjes së tyre kundër Leganes dy javë më parë, por Los Blancos priren të japin afate më të gjata kohore rikuperimi për lojtarët e tyre të dëmtuar.
Real Madridi do të përballet me një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma kundër Atalantës në Bergamo.
Kjo është në mes të përplasjeve të Ligës me Girona në Montilivi dhe Rayo Vallecano në Vallecas. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...