Lajm i mirë për Real-in, ja kur do rikthehet Kroos

12:11 | 12 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos pritet të rikthehet në vikendin e ardhshëm në ndeshjen ndaj Cadiz.

Gjermani mungoi në dy ndeshjet e fundit të “Los Blancos” shkaku i lëndimit muskulor që pësoi në fitoren ndaj Real Betis-it, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte ftuar nga Joachim Loë për Kombëtaren e Gjermanisë dhe zhvilloi 90 minuta të plotë kundër Zvicrës.

Sipas Diario AS, Kroos është shëruar plotësisht dhe javën e ardhshme mund të jetë pjesëmarrës në përballjen ndaj Cadiz.

Sidoqoftë, lojtarët si Marco Asensio, Mariano Diaz, Eder Militao, Eden Hazard dhe Thibaut Coutois mund të mungojnë këtë vikend./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme