Kapiteni i AC Milan-it, Alessio Romagnoli është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe do jetë në dispozicionin e Stefano Pioli-t për derbin kundër Inter-it.
Sipas Gazzetta dello Sport, “Rosonerët” do të jenë me kapitenin këtë të shtunë, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari është shëruar plotësisht nga lëndimi, që i ka ndaluar të jetë pjesëmarrës në ndeshjet e para të këtij edicioni.
Romagnoli zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin e ri të Milan-it dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Matteo Gabbia ka zëvendësuar Romagnoli-n këtë edicion, por italiani ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rrezikon të mungojë, andaj rikthimi i kapitenit është lajm i mirë për trajnerin Pioli./arbresh.info.
Rama: Pagat joreale janë krim ndaj pensionistëve, do ndërhyj...
Rama për pensionet: T’i rrisësh pa menduar, sikur t’i hapje ...
Vullneti debaton me Rezartin: Si Gold AG, je i obsesionuar m...
AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Alb...
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit që regjistrohen j...