Google ADS

Lajm i mirë për Milan-in, Romagnoli shërohet plotësisht nga lëndimi

15:24 | 12 Tetor 2020
Arbresh Info

Kapiteni i AC Milan-it, Alessio Romagnoli është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe do jetë në dispozicionin e Stefano Pioli-t për derbin kundër Inter-it.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Rosonerët” do të jenë me kapitenin këtë të shtunë, transmeton portali arbresh.info.

Lojtari është shëruar plotësisht nga lëndimi, që i ka ndaluar të jetë pjesëmarrës në ndeshjet e para të këtij edicioni.

Romagnoli zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin e ri të Milan-it dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Matteo Gabbia ka zëvendësuar Romagnoli-n këtë edicion, por italiani ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rrezikon të mungojë, andaj rikthimi i kapitenit është lajm i mirë për trajnerin Pioli./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme