Lajm i mirë për Milan-in, Gabbia konfirmon shërimin nga Covid-19

22:22 | 30 Tetor 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i AC Milan-it, Matteo Gabbia ka njoftuar me shërimin nga koronavirusi.

Pas rikthimit të Zlatan Ibrahimovic-it dhe Leo Duarte, italiani ka njoftuar për shërimin nga Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Ai shkroi ‘Negative’ në Instagram duke dëshmuar që është shëruar nga koronavirusi.

Me rikthimin e Gabia-s mbeten vetëm dy lojtarë të prekur nga koronavirusi, siç janë Gigio Donnarumma dhe Jens-Petter Hauge.

Dy lojtarët pritet të mungojnë së paku edhe për ndeshjen e radhës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme