Google ADS

Lajm i mirë për Kosovë: Donis Avdijaj merr lejen nga FIFA

12:40 | 24 Mars 2017
M. A.

Pak orë para ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës kundër Islandës, Kosova ka marr një lajm shumë të mirë.

Donis Avdijaj ka marr lejen nga FIFA dhe është i gatshëm për sfidën me Islandezët, takim ky që nis në orën 20:45 në ‘Loro Boriqi’.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar lajmin që Avdijaj ka marr lejen për të luajtur për Kosovën.

“Po, Donis Avdijaj ka marr lejen nga FIFA”, ka thënë shkurt Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme