Google ADS

Lajm i keq për PSG, ja sa do të mungojë Neymar

13:25 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

PSG ka njoftuar se sa kohë do të mungojë sulmuesi Neymar, për shkak të lëndimit.

Paris Saint-Germain duhet të bëhet gati për të luajtur për një periudhë të konsiderueshme pa sulmuesin, Neymar, i cili vuan nga një lëndim.

Neymari do të mungojë për plot dhjetë javë, që ia pamundëson atij të marrë pjesë në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionit francez gjatë këtij sezoni, siç janë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Lëndimi i Neymarit është një lajm shumë i keq për PSG-në dhe trajnerin Thomas Tuchel, pasi që 26-vjeçari ka një ndikim të madh në skuadër.

Ai ka arritur t’i shënojë plot 19 gola në vetëm 21 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke i ndihmuar kështu PSG-së të jetë lidere në Ligue 1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme