Google ADS

Lajm i keq për Milanin, lëndohet Kjaer

19:20 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas lëndimit të Zlatan Ibrahimovic, edhe mbrojtësi Simon Kjaer është lënduar.

AC Milan po luante ndeshjen e xhiros së pestë të Europa League ndaj Celtic, kur danezi u detyrua të largohej në minutën e 11-të të ndeshjes.

Sipas ‘gianlucadimarzo.com’ 31 vjeçari ka pësuar një lëndim të shkallës së parë në kofshën e këmbës së djathtë, transmeton lajmi.net.

Do të ketë edhe një kontrollim në shtatë ditët e ardhshme, për të vlerësuar situatën mëtej.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme