Lajm i keq për Mallorcën, lëndohet Vedat Muriqi

22:22 | 12 Nëntor 2023
D.H

Kosova është duke luajtur ndeshjen në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Izraelit.

Rezultati momental i ndeshjes është 1-0, në të mirë të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Edhe pse Kosova po fiton një lajm jo i mirë për Kosovën dhe për skuadrën e Mallorcës është lëndimi i sulmuesit Vedat Muriqi.

“Pirati” u lëndua gjatë minutës së 65-të dhe u largua nga loja vendin e tij e zuri Meriton Korenica.

Ky është një lajm i keq për spanjollët pasi ata liruan Muriqin që të luaj për Kosovën përkundër ndeshjes që nuk është me rëndësi fitorja dhe një rreziku për lëndim.

Pas ndeshjes do të zbulohet nëse lëndimi i top sulmuesit të Kosovës është serioz ose jo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme