Sulmuesi i Interit është ende në pritje të ftesës nga trajneri Edgardo Bauza.
Mauro Icardi po kalon në një formë të jashtëzakonshme me Interin, ku së fundmi ka realizuar tre gola në fitoren 7:1 të zikaltërve përballë Atalantas në Serie A.
Edhe pse golat nuk kanë munguar për argjentinasin, ai ende nuk ka marrë ftesë për të luajtur për kombëtaren ‘Albiceleste’.
Por, sipas Gazzetta dello Sport, tani ekziston mundësia që Icardi të ftohet nga trajneri Bauza, pasi që sulmuesi Lucas Pratto është lënduar dhe nuk do të rikuperohet në kohë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Trajneri Bauza ka bërë me dije se Icardi është zgjedhja e tretë e tij pas Gonzalo Higuain dhe Prattos dhe me lëndimin e këtij të fundit mund të hapen dyert që Icardi të kthehet në kombëtare.
Argjentina dy ndeshjet e ardhshme në fund të muajit mars i zhvillon ndaj Kilit dhe Bolivisë.
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...