Kombëtarja e Kosovës dje barazoi me Greqinë, derisa në nëntor do zhvillojë dy sfida mjaftë të rëndësishme.
Mirëpo, dy nga yjet “Dardanë” do mungojnë në sfidat ndaj Sllovenisë, derisa janë në dyshime për Moldavinë, shkruan portali arbresh.info.
I pari është Herolind Shala, që u ndëshkua me karton të verdhë, derisa edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë ishte ndëshkua me të verdhë.
Kurse, pos tij do mungojë edhe Benjamin Kololli që u ndëshkua me të kuq në fundin e ndeshjes shkaku i protestave të mëdha.
Shala pritet që të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Sllovenisë, derisa Kololli mund të pësojë dënim për dy ndeshje shkaku i kartonit të kuq.
Sidoqoftë, kujtojmë se Kosova me 15 nëntor është mysafirë i Sllovenisë, kurse tri ditë me pas e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...