Werder Bremeni këtë të shtunë pret Augsburgun, në kuadër të xhiros të 16-të në Bundesligë.
Skuadra gjermane tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim, ku është përfshirë edhe ylli kosovar, Milot Rashica.
Futbollisti vushtrrias ka një kohë të gjatë pa luajtur, për shkak të lëndimit që kishte pësuar në kofshën e majtë.
Në lidhje me gjendjen e 24 vjeçarit ka folur edhe drejtori sportiv i klubit të Werderit, Frank Baumann, i cili ka thënë se Rashica do të jetë i përfshirë ndaj Augsburgut.
“Është më rëndësi që ai të jetë shëndosh dhe tani e ka arritur përsëri nivelin optimal të gjendjes fizike. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës dhe kjo është e tëra tani për tani,” ka thënë Baumann.
Milot Rashica ka bërë vetëm pesë paraqitje deri me tani në këtë sezon për Werder Bremenin.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...