Arijanet Muric ka marrë një lajm aspak të mirë.
Arijanet Muric kishte filluar të bënte paraqitje të mira te Manchester City, por që tani është duke hasur në probleme.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës me shumë gjasë nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë te skuadra angleze, pasi Claudio Bravo është rikthyer nga lëndimi, përcjell lajmi.net.
Si pasojë e lëndimit të tij, Manchester City u detyrua ta rikthejë portierin e Kosovës, Arijanet Muric nga huazimi në NAC Breda.
Gardiani i Kosovës do të kërkojë në verë një skuadër të re, pasi kështu mund të mbetet vetëm portieri i tretë i skuadrës angleze.
Bravo kishte pësuar lëndim në gusht të vitit të kaluar, andaj ai tani është rikthyer në stërvitje, pas gati një viti.
SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjeti...
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...
LDK prezanton 38 kandidatet për deputete, Abdixhiku: Rruga d...
Diçka e re po vjen nga Keisi Medini?
Përplasen trenat në Rusi, të paktën 14 të plagosur