Lahm “qytetar nderi” në Mynih, ky është reagimi i tij

15:31 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Philip Lahm është shpallur “qytetar nderi” në qytetin e Gjermanisë, Mynih.

Philip Lahm është sportisti i parë që ka fituar këtë epitet në vendin e tij dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

Për këtë gjë, ish mbrojtësi i Bayern Munich ka reaguar edhe në rrjetin e tij social “Tëitter”, ku ka falënderuar autoritetet dhe ka shprehur lumturinë e tij.

“Të jem sportisti i parë që është zgjedhur qytetar nderi në vendin tim Mynih, më bën mua shumë krenar” ka shkruar fillimisht Lahm, përcjell lajmi.net.

“Kam kaluar thuajse gjithë jetën këtu dhe kam përjetuar momente të mrekullueshme. Shumë faleminderit qytetit të Mynihut për nderimin e madh” ishin fjalët e ish kapitenit të Gjermanisë dhe Bayern Munich.

Lahm kishte fituar njëherë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Bayern si dhe shumë herë titullin e kampionit në Bundesliga.

Gjithashtu ai korri suksese të mëdha edhe me kombëtaren e Gjermanisë, duke triumfuar në Kupën e Botës dhe atë të Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme