Google ADS

Lacazette shkarkohet nga Unai Emery?

18:37 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette është shfaqur si një shënjestër befasuese e Fenerbahces.

27-vjeçari ka shkëlqyer te “Topçinjtë” këtë sezon, por thuhet se trajneri Unai Emery nuk e vlerëson reprezentuesin francez, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën ‘Fotomac’, Fenerbahce është duke synuar transferimin e ish yllit të Lyonit si një partner i ish lojtarit të Tottenhamit, Roberto Soldados.

Po ashtu, ka raporte që Emery dëshiron ta zëvendësoj Lacazetten me sulmuesin e Valencias, Rodrigon.

Lacazette ishte transferuar verën e kaluar në Emirates për 46.5 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme