Nga sezoni i ardhshëm Feronikeli 74 do të jetë pa Labinot Ibrahimin.
Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka njoftuar për largimin, pasi e ndihmoi skuadrën të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.
“Ju njoftoj qe nga sot nuk do të jem pjesë e Ferenikelit 74. Falënderoj presidentin e klubit, trajnerin, shokët që punuam 1 vit së bashku për të arritur qëllimin e klubit, inkuadrimi ne superlig”, thuhet në postimin e futbollistit.
Ai iu bashkua skuadrës nga Mitrovica nga Malisheva./Arbresh.info/