Google ADS

Labinot Bajrami dhe babai i tij dënohen nga Zurich për gjuajtjen me qadër ndaj trajnerit

23:26 | 21 Gusht 2024
KRG

FC Zurich  ka reaguar pas ngjarjes skandaloze që kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Zug, ku edhe pse shënuan fitore, kryefjala ishte ngjarja mes babait të Labinot Bajramit i cili kishte gjuajtur trajnerin me qadër pas zëvendësimit të të birit të tij vetëm pas pak minutave  që e kishte inkuadruar atë.

19-vjeçari  është dënuar që të degradohet në u/21, kështu ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi.

“Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurich,” njoftoi klubi.

LEXO EDHE:

“Shqipet gjak nxehtë”, Babai i Labinot Bajramit e gjuajti me çadër, trajneri paralajmëron largimin nga klubi

Po ashtu babai i Bajramit është dënuar, pasi ishte ai që e gjuajti me çadër trajnerin Moniz.

Babai i Bajramit është dënuar me ndalim disa vjeçar në stadiumet e gjithë Zvicrës, gjithashtu i ndalohet hyrja në ambientet e kompleksit sportiv FCZ.

Sipas mediumit zivceran Blick,  babait duhet të pres edhe një ndjekje penale.

Ndërsa ishte raportuar se trajneri është shprehur  se do të largohet pas kësaj ngjare të tmerrshme. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme